Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE NË BASHKËPUNIM ME TAIEX ORGANIZUAN MISION TË EKSPERTËVE (BE) TAIEX MBI TRANSPOZIM TË SPECIFIKACIONEVE PËR MJEJTE LËVIZËSE

Me mbështetjen të Komisionit Evropian në Kosovë përmes misionit të ekspertëve (BE) TAIEX, të organizuar në bashkëpunim me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARH), nga data 04 – 06 korrik 2023 është mbajtur punëtoria tre ditore për transpozim të Specifikacioneve për mjete lëvizëse.

Qëllimi i misionit të ekspertëve ishte të ofronte këshilla dhe udhëzime për ARH në harmonizim të legjislacionit të interoperabilitetit hekurudhor në përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-së. Ekspertët e misionit TAIEX nga Franca, z. Christian Weber (këshilltar i lartë për Interoperabilitet SNCF – French Railways Holding), dhe z. Frédéric PARDÉ (ekspert privat i pensionuar nga SNCF) ndanë ekspertizën dhe përvojën e tyre për të asistuar hartimin e rregullores për Regjistrin Nacional të mjeteve lëvizëse në Kosovë në përputhje me acquis të BE- së.

Gjithashtu misioni me ekspertë të  (BE) TAIEX përgjatë tre ditëve ka prezantuar kuadrin ligjor dhe praktikat në Bashkimin Evropian në lidhje me Regjistrin e mjeteve hekurudhore në modalitetin digjital (NVR, EVR, ECVVR).

Vlen të theksohet se përveç Departamentit të Interoperabilitetit që organizoi punëtorinë, ishin të pranishëm edhe departamente të tjera profesionale si Departamenti i Sigurisë dhe Departamenti Ligjor/Licencues, gjithashtu morën pjesë gjithë palët e interesit, përkatësisht përfaqësuesi nga menaxheri i infrastrukturës hekurudhore Infrakos, nga Trainkos si operator publik dhe përfaqësuesi nga operatori privat Railtrans, si dhe një përfaqësues nga Ferronikel L.L.C.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors