Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PËRFAQËSUES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE MARRIN PJESË NË INNOTRANS 2018

Prishtinë, 24 shtator 2018

Përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës kanë marrë pjesë në InnoTrans 2018, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë, nga data 18-21 Shtator 2018.

Në margjinat e këtij organizimi mes tjerash, përfaqësuesit e ARH-së kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Universitetit Teknik të Dresdenit të Gjermanisë. Në këtë takim janë diskutuar tema me interes të përbashkët në fushën e hekurudhave, me theks të veçantë ngritja e nivelit të sigurisë hekurudhore në Republikën e Kosovës. Delegacionet rrespektive janë dakorduar për bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen e afërt, ku hapi i parë do të jetë vizita e një delegacioni nga Universiteti Teknik i Dresdenit, në Republikën e Kosovës gjatë muajit Tetor 2018, si dhe nënshkrimi i një marrëveshje zyrtare bashkëpunimi mes universitetit në fjalë dhe ARH-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors