Prishtinë, 13 Maj 2017
Përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, z. Arsim Berisha – Kryesues i Bordit Mbikëqyrës dhe z. Avdylkadër Muçaj – Drejtor i Departamentit Ligjor/Licencim, kanë qenë pjesëmarrës në Takimin Plenar të Asamblesë së Rregullatorëve të Pavarur Evropian (IRG – Rail), i mbajtur në Paris – Francë me datë 12.05.2017. Në këtë takim plenar është miratuar Dokumenti Strategjik 2017 – 2020 për sektorin hekurudhor. Po ashtu, pjesë e këtij takimi ka qenë edhe prezantimi i Raportit të pestë të Monitorimit të Tregut në sektorin hekurudhor.