Divizioni i Prokurimit në ARH është përgjegjës për planifikimin e aktiviteteve të prokurimit si dhe zhvillimin dhe implementimin e procedurave të Prokurimit për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe punëve në bazë të kërkesave të pranuara nga të gjitha departamentet apo njësitë e kërkesës së ARH-së. Bënë zhvillimin e aktiviteteve të prokurimit në të gjitha fazat e prokurimit, duke filluar nga arritja e kërkesës deri në realizimin (përmbushjen) e plotë të kontratës. Të gjitha aktivitetet dhe funksionimi i Divizionit të Prokurimit si dhe kryerja e procedurave të prokurimit realizohen në harmoni të plotë me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës Nr. 04/L-042 si dhe të rregulloreve të miratuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Divizioni i Prokurimit të ARH-së ka një bashkëpunim të ngushtë dhe efikas me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe me Agjencinë Qendrore të Prokurimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit: