Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave zhvilloi takim njohës me Ministrin e Infrastrukturës z. Lutfi Zharku

Prishtinë, 10 Nëntor 2016

Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave realizoi takim njohës me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Në ketë takim u diskutua për gjendjen  në infrastrukturën hekurudhore në përgjithësi. Me theks të veçantë u diskutuan aspektet legjislative, ku edhe u potencua nevoja e fillimit të procesit të amandamentimit të Ligjit të Hekurudhave si dhe plotësimin e kuadrit legjislativ me aktet tjera nën-ligjore që janë pjesë e përgjegjësisë së ARH-së dhe të MI-së.

Po ashtu, në ketë takim, në parim, u arrit pajtueshmëri që në të ardhmen të rritet niveli i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve me qëllim që të plotësohen të gjitha aktet nën-ligjore.

Arsim Berisha, kryesues i Bordit Mbikëqyrës, shprehu përkushtimin e ARH-së për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet dhe akterët tjerë më qëllim të krijimit të një ambienti sa më të mirë për zhvillimin dhe avancimin e infrastrukturës hekurudhore në Republikën e Kosovës, duke mos anashkaluar kështu edhe sfidat të cilat i kemi para vetës por të cilat me angazhim dhe përkushtim profesional bashkërisht do t’i tejkalojmë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors