Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

VIZITË TEKNIKE NË STACIONIN HEKURUDHOR NË QYTETIN E PEJËS

Më datë 18.05.2022, është realizuar një vizitë teknike në stacionin hekurudhor në qytetin e Pejës.

Pjesëmarrës ishin: znj. Zyrafete Krasniqi – Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, z. Shkelzen Qorri – Drejtor i Departamentit të Sigurisë si dhe Fisnik Sopjani-Inspektor i lart i sigurisë hekurudhore. Në stacion u mirëpritem nga punonjësit e stacionit znj. Makfire Kelmendi – drejtuese e trenave si dhe z. Avdyl Halilaj – ndërrues i binarëve, përmes te cilëve u informuan në lidhje me punën e cila zhvillohet në stacionin hekurudhor, ndërrimi i binareve, numrin e punonjësve në stacion,  lëvizjen e trenave, interesimin e qytetareve për shfrytëzimin e transportit hekurudhor dhe çështje te tjera me interes për zyrtaret nga ARH.

 Sa i përket sigurisë hekurudhore,  kryesisht u diskutua rreth vendkalimit legal, i cili gjendet ne hyrje të stacionit hekurudhore të Pejës,  i siguruar me barrierë mbrojtëse.  Për çështje sigurie, u theksuan për diskutim me te gjere ne lidhje me ndërruesit e binareve të vajosura,  traversat ne gjendje të mire, platforma e stacionit ne gjendje pjesërisht e mire.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors